Një qytetar kafshohet nga qeni në Lezhë, duke i shkaktuar lëndime të shumta

15 Maj, 09:07

Qentë endacak janë kthyer në shqetësim edhe në qytetin e Lezhës. Një qytetar u sulmua nga qeni këtë mëngjes, duke i sjell lëndime në këmbë. Qytetari u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa kjo është e disata herë qe ndodhin incidente të kësaj natyre. Ndërkohë qentë janë kthyer problem edhe në qytetin e Vlorës, ku një turiste italiane pak ditë më parë u sulmua nga një tufë qensh në zonën e Lungomares.