Njëri e mban e Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës grushton biznesmenin Gjergj Luca

19 Mars 2021, 14:35

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur. Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan mes kandidatit të Bashës për deputet dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Në pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte.

Në video duket qartë gjithashtu se si pasojë e përplasjes fizike bie edhe celulari i biznesmenit Luca dhe merret nga  vetë Luçiano Boçi. Gjergj Luca tha dje për mediat se ish-deputeti ia kishte vjedhur celularin.