Njihuni me 4 vajzat me origjinë kineze të cilat kanë zgjedhur të mbajnë emra shqiptarësh

22 Mars, 14:16 | Përditesimi: 22 Mars, 14:18

Kryeministri Edi Rama ka pritur në podcastin e tij “Flasim” 2 përfaqësuese të Ambasadës së Kinës dhe 2 studente gjithashtu kineze, të cilat kanë zgjedhur të studiojnë gjuhën shqipe dhe të angazhohen në marrëdhënie me Shqipërinë.

Rama u shpreh i impresionuar nga aftësitë e tyre në shqip, duke theksuar se katër prej tyre mbajnë edhe emra shqiptarë si Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri në dukje se studentët dhe përkthyesit kinezë që ka njohur gjatë viteve kanë treguar një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës shqipe.

I.M/Shqiptarja.com