Normat e larta të interesit rrisin kostot, 66 mld lekë shpenzime për interesat e borxhit në 2024

5 Dhjetor 2023, 15:11

Rritja e normave të interesit, pritet të çojë në rritjen e borxhit publik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shpenzimet për interesat e borxhit në 10 muaj të këtij viti u rritën me 17% krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet për interesat e borxhit pritet të rriten me 10 miliardë lekë, dhe të arrijnë në 66.1 miliardë lekë.