Normat e larta të interesit vënë në rrezik uljen e borxhit në 2024! Rritja e normës bazë të interesit shtrenjton kreditë

4 Nëntor 2023, 18:07

Rritja e normave të interesit rrezikon uljen e parashikuar të borxhit publik. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2024 thuhet se borxhi do të zbresë në 59.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por nëse rriten normat e interesit situata mund të përkeqësohet. Për vitin 2024 borxhi publik pritet të jetë 14.3 miliardë euro.