Nuk ka kanalizime, 15 familje në Paskuqan jetojnë në mes të ujërave të zeza dhe erës së keqe! Bashkia Kamëz: Na pengon një pronë private

10 Nëntor 2023, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2023-11-10 18:04:31

Mungesa e kanalizimeve në rrugën ‘Azem Galica’ në Paskuqan, pjesë e Bashkisë së Kamzës, ka shkaktuar një problem shumëvjeçar për 15 familje, oborret e të cilëve përmbyten nga ujërat e zeza. Bashkia i tha Report Tv se problemi mbetet një tokë private, por po punohet për zgjidhje