‘Nuk kemi simpati për Putin’, Rama thirrje estonezëve: Ejani në Shqipëri, do ndiheni si në shtëpi

15 Maj, 11:40 | Përditesimi: 15 Maj, 11:40

Gjatë deklaratës me kryeministrin estonez Kristen Michal, shefi i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje estonezëve që të vizitojnë Shqipërinë. Rama tha se është kënaqësi që të shohë se numri i tyre në vendin tonë është trefishuar që prej 2023-shit, ndërsa shtoi me batuta se estonezët në Shqipëri do të ndihen si në vendin e tyre, pasi nuk ka simpati për Putin.

A.M/Shqiptarja.com