Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i vrarë mëngjesin e së dielës në Vlorë, ka folur pas ngjarjes së rëndë.
Ajo tregon momentin fatal, teksa thotë se ka qënë në banesë me 58-vjeçarin përpara se ai të vritej.
Më pas ai ka dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Pak momente më vonë Rakipaj ka dëgjuar të shtëna, por i ka kujtuar si fishekzjarre. Kur ka dalë nga shtëpia, shprehet se ka parë trupin e pajetë në shesh dhe të mbuluar më gjak.
“Kam bërtitur me të madhe dhe kam kërkuar ndihmë. Më pas kur kur nuk mora ndihmë, zbrita më poshtë dhe lajmërova policinë. Jam e terrorizuar”, ka thënë ajo.
Rakipaj deklaron se Renato ishte njeri pa probleme dhe se 'nuk ka djeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij apo mosmarrëveshje pronësie dhe probleme në familje'.
Pak momente përpara ngjarjes, Rakipaj tregon se viktima 'qëndronte i heshtur dhe nuk fliste shumë'.
Ajo përfundon duke thënë se edhe sot është pa një banesë, sepse nuk mund të jetojë në shtëpinë e 58-vjeçarit pas asaj që ndodhi dhe pa. Ajo është pastrehë dhe s’ka ku të jetojë