'Nuk mjafton një sistem digjital', Rama për administratën: Institucionet duhet t’u përgjigjen qytetarëve në kohë

2 Nëntor, 14:42 | Përditesimi: 2 Nëntor, 14:42

Kryeministri Rama tha se pas digjitalizimit të shërbimeve publike, administrata duhet të përmirësojë mënyrën si u përgjigjet qytetarëve dhe si vlerëson punonjësit e saj. Sipas tij, nuk mjafton të kesh teknologji të përparuar nëse institucionet nuk u përgjigjen qytetarëve në kohë. Po ashtu, punonjësit që punojnë më mirë duhet të kenë mundësi të përparojnë në karrierë. Pikërisht këtu hyn “Shkalla e Meritës”, që synon të përmirësojë vlerësimin dhe përparimin në administratë.

 

K.C/Shqiptarja.com