'Nuk mund të bllokohen rrugët për 10-50 protestues', Gonxhja përplaset me Zhupën për protestat: Keni sheshin 'Skënderbej'! Deputetja e PD: Nuk është festë e PS që t’i caktoni vendin dhe ditën!

5 Nëntor, 17:41 | Përditesimi: 5 Nëntor, 17:41

Protestat dhe bllokimi i rrugëve në Tiranë u bënë shkas për debat sot në Komisionin për Kulturën mes ministrit Blendi Gonxhja dhe deputetes së PD-së, Ina Zhupa. Gonxhja kundërshtoi bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit nga grupe të vogla protestuesish, duke sugjeruar që tubimet të zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, pa penguar qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Por Zhupa e kundërshtoi, duke theksuar se protestat nuk janë festa që mund të organizohen me ftesa dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pranë institucioneve të pushtetit.

A.E/Shqiptarja.com