'Nuk mund të marrësh patentën pa ditur makinën', Rama nga Parisi për anëtarësimin e përshpejtuar të Ukrainës në BE: Procesi duhet të bazohet te meritat

10 Nëntor, 19:07 | Përditesimi: 10 Nëntor, 19:07

Kryeministri Edi Rama, nga Forumi i Paqes në Paris, tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk duhet të bëhet me rrugë të shkurtra apo duke kapërcyer etapat, por duhet të bazohet te meritat e çdo vendi. Duke folur për mundësinë e një anëtarësimi të përshpejtuar të Ukrainës, Rama theksoi se këtij vendi duhet t’i njihen meritat për luftën që po bën, por se procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm sa vetë anëtarësimi, pasi ndihmon vende si Shqipëria të ndërtojnë dhe forcojnë institucionet e tyre.

M.V/Shqiptarja.com