TIRANË - Kryeministri Edi Rama përgëzoi punën e policisë që ditën e djeshme arrestoi vëllezërit nga Elbasani, Klement dhe Eldi Çala, të dyshuar si organizatorë të grabitjes në aeroportin e Rinasit në 2019-ën.
Kreu i qeverisë përmes një video nga momentet e arrestimit të tyre, thotë se policia u sekuestroi 130 mijë euro dhe tre armë zjarri. Shefi i mazhorancës thotë se krahas kontributit në përballimin e situatës me koronavirusin në Shqipëri, policia vijon betejën e saj për arrestimin e të kërkuarve.