Arrestohen në gjumë në një vilë luksoze në Qerret vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjet në Rinas (VIDEO-EKSKLUZIVE)

Pas tre vitesh arrati arrestohen në gjumë në një vilë luksoze me qira Klement dhe Eldi Çala, dy vëllezërit nga Elbasani të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas në harkun kohor të 4 viteve.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht pamjet e mbërritjes së Klement dhe Eldi Calës në Policinë e Tiranës, ku dy vëllezërit futen me pranga në Policinë e Tiranës. Të vënë nën kujdesin e maskave dhe dorezave mbrojtëse nga situata me COVID-19, efektivët e policisë kanë qenë edhe të veshur me skafandër dhe anti-plumb. Informacionet e siguruar në rrugë operative nga Policia e Shtetit ishin se dy vëllezërit jetonin aty duke e kthyer edhe në një bazë të armatosur. Në ambientet e brendshme të vilës janë sekuestruar edhe armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare të cilat dyshohet se i përkasin parave të grabitura ndër vite dhe përdoreshin nga Çalët për të jetuar në arrati. Në bazën e tyre në Qerret të Kavajës ku fshiheshin prej disa javësh janë sekuestruar armë dhe mbi 150 mijë euro. Po ashtu dy vëllezërve Çala i janë sekuestruar edhe dy motorë luksoz dhe të fuqishëm BMW si dhe dy automjete luksoze Audi veturë një me targa shqiptare dhe një me targa zvicerane. Më 23 korrik 2019 nga hetimi pasuror, Policia e Shtetit, asokohe me Krimet e Rënda sot prokuroria e posaçme SPAK, i sekuestruan vëllezërve Çala pasurinë me një vlerë rreth 500.000 Euro.

Klement Çala rezulton se ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas, për të cilën më herët janë arrestuar 12 persona të tjerë, ndërsa Admir Murataj humbi jetën teksa në grabitjen e fundit më 9 prill 2019 tentonte të largohej. Në këtë grabitje shuma e marrë ishte 4.6 milion euro ndërsa në total në 6 grabitje shuma e marrë nga grupi ku bënte pjesë edhe Klement Çala arrin në mbi 45 milion euro, bënë me dije burime nga grupi hetimor për Report Tv.

Për këtë operacion ka reaguar edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj i cili tha se laku i grupit të Rinasit është drejt fundit, duke paralajmëruar arrestime të tjera. Ndërkohë në kërkim vazhdojnë të mbeten Talo Çela dhe Aleks Pepa që po ashtu sipas hetuesve janë pjesë e të njëjtit grup.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Pamjet e arrestimit të vëllezërve Çala, 300 forca policie në aksion

Publikohen pamjet e megaoperacionit policor të koduar "Të fundit", për kapjen e  Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të vjedhjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Në arrestimin e tyre janë angazhuar 300 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Komisariat i Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armë zjarri, telefona, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë,  3 automjete tip Audi A 4-6-8,  dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë.

Ora 10:34
Ja çfarë i sekuestroi policia vëllezërve Çala (FOTO)

Dy automjete Audi nje me targë shqiptare e një me zvicerane dhe dy motorë iu sekuestruan vëllezërve Çala, siç duken edhe në këto pamje që Report Tv siguroi ekskluzivisht. Automjet dhe motrët e sekuestruar u sollën në drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me vellëzërit Klement dhe Eldi Çala të cilët ishin në kërkim për disa grabitje në Rinas.

 

Ora 10:15
Kush është person tjetër në kërkim nga grabitja e Rinasit, OFL i dërgoi formularin

Talo Çela, një nga bashkëpunëtorët e dy vëllezërve Cala është ende në kërkim. Disa ditë më parë, atij i është dërguar formulari i OFL për të justifikuar pasurinë. Talo Çela është i dënuar për “Trafik lëndësh narkotike”. Aktualisht ai është në kërkim nga policia i akuzuar si pjesë e grupit të grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit vitin e kaluar. Ai është pronar i vilës në periferi të Elbasanit, pranë së cilës u bë modifikimi i makinës me mbishkrimin hetimi tatimor që u përdor për të kryer grabitjen.

Ora 10:11
Aksione, apartamente dhe trualle....pasuria e sekuestruar e vëllezërve Klement dhe Eldi Çala

Më 23 korrik, pasuria e dy vëllezërve Çala u sekuestrua, me një vlerë prej 500 mijë eurove.  Mësohet se janë sekuestruar:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;
-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;
-50 % e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan. Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Ora 10:08
PAMJET EKSKLUZIVE/ Momenti i mbërritjes në polici të vëllezërve Çala

Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së vëllezërve Klement dhe Eldi Çala në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vëllezërit u sollën në automjete të ndryshme, njëri në një furgon policie ndërsa tjetri nga makina e forcave "Shqiponja". Në operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. 

Dhjetëra efektivë u panë të zbresin nga automjetet e uniformave blu teksa shoqëruan për në drejtori vëllezërit Çala me armatime të rënda, në aksionin ku u përfshinë 300 forca policore

Ora 10:04
Kapen dy vëllezërit e shumëkërkuar, Lleshaj: Mesazh i rëndësishëm ndaj krimit 'është vetëm çështje kohe'

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj në një reagim në Tëitter tha se kapja e vëllezërve të shumërkërkuar Klemend dhe Eldi Çala shënon luftën kundër krimit të organizuar por edhe një mesazh ndaj krimit: "Është vetëm çështje kohe", thotë Lleshaj.

"Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është dhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe! Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.Operacioni vazhdon", tha Sandër Lleshaj.

 

Ora 09:58
Dy grabitjet e bujshmë në Rinas, kush është Klement Çala dhe lidhja me Admir Muratajn (që u vra nga policia)

Klement Çala dhe Admir Murataj

Për kapjen e Klement Çalës policia kishte vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për kapjen e tij. 32-vjeçari nga Elbasani ishte në këkrim për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. Me të njëjtin grup, përfshirë edhe Admir Muratajn që mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes së parave të bankës së nivelit të dytë teksa futeshin në barkun e avionit, Klement Çala ka bërë edhe grabitjen në vitin 2017 në rrugën Qafë-Kashar. Blindave që transportonin drejt Rinasit paratë e bankës, iu bë pritë nga një grup i armatosur në muajin shkurt ku u grabitën 2.7 milionë dollarë.

Lidhja e Muratajt me Klement Çalën është më e hershme. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi më 22 mars 2013 dhe së bashku me Admir Muratajn u fshehën në Shqipëri. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. 

Për grabitjen e 4.6 milionë në pistën e aeroportit në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në mbetet tashmë bashkëpunëtori i vëllezërve Çala, Talo Cela.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amos LAC: 19/03/2020 23:46

    Lleshi un per ty kam i mendim me te bukur. Me te respektu taman. Me te fut me i fuqi acidi.

    Përgjigju
  • Amos LAC: 19/03/2020 20:53

    Du ti them nja dy fjal atij Merkurthasit. Sander Lleshajt. Po te ishe trim nuk dergoshe 300polic. Dhe mos bej si i fort. Cunat i rujt Zoti. Dhe lirim Sa me te shpejt.

    Përgjigju
    • lleshi: 19/03/2020 21:47

      Rob si ti duhet të punojne neper gurore lidhur me zinxhire!

  • Macoku: 19/03/2020 20:48

    Lirim sa ma te shpejt kto cuna duhen ne liri se jan taman cuna qe kan ba lek e jo komente e pordh ne uj

    Përgjigju
    • Pleshti: 19/03/2020 21:46

      Injorant shpelle, në kohen e shpellave njerezit e egër vidhnin me dhune ushqime e gra. Jeta jetohet me nder por tipa si ty duhen kalbur burgjeve

  • Begjet: 19/03/2020 15:30

    Këta tani pa 45-50 vjet secili nuk shpëtojnë

    Përgjigju
  • Bexhet: 19/03/2020 15:28

    Cfar surratash

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 19/03/2020 15:05

    U bene keta me kriminele. Hiqini qafe me ndonje plumb pas koke dhe varrosini pa varr e pa nishan. Plehrat

    Përgjigju
    • Macoku: 19/03/2020 20:52

      Kriminela jan ato qe vrasin e jo ato qe marrin leket e atyne qe sdijn ku i kan leket Ke kan vra kto di gja artist?

  • Tani: 19/03/2020 12:46

    Ju lumt. Kështu është kur drejtojnë prefesjonistët, si Vocaj me shokë. Kështu përfundon krimi, si qen të lidhur.

    Përgjigju
  • Ariu: 19/03/2020 11:25

    Ore keta jane te malit apo te fushes hahaha bravo policia

    Përgjigju
  • Respekt: 19/03/2020 11:07

    Gjynah super djal klement cala

    Përgjigju
    • Per respektin: 19/03/2020 19:31

      Edhe veni faj Rames qe nuk hapen negaciatat, kur ka akoma njerez si puna jote qe kane simpati per keto grabites, e qenka gje e mir si mbas teje me grabit ne Greqi, ti duhet te jesh naj adolescent qe komenton keshtu, hapi syt ore toc.

    • Prap kot: 19/03/2020 18:43

      Po se kuptoj pse gjynah se nuk u pergjigje. Pse eshte super djale se ka vjedhur apo ca se spo e kuptoj. Po une qe e Kam xhaxhi doktor ca duhet te them qe eshte zoti, se ti po thua per kte super djale. Ti osé je rob qe merresh me thashetheme osé ky te ka pas trajtuar si sherbetor.

    • Per respektin: 19/03/2020 18:18

      Super djal eshte, vetem se eshte pak kriminel! KU jeton ti mor pall.

    • Respekt: 19/03/2020 17:07

      Po si ben njeri kto gjera dot o mik ka qen brenda dhe ne greqi x po ti e njeh ?? Tka ber ty gje ??tka vjedh gje ty ???te ka shar gje ty ???

    • Kot me: 19/03/2020 15:46

      Pse gjynah? Si na qenka super djale se spo e kuptoj.

  • Sa vjen puna juaj ,, me nder , jepe Rezultat per te miren e Njerezve..: 19/03/2020 10:25

    Pune e mrekullueshme,, avash njerezit kane besimin tek Strukturat e Policise te shtetit..Qe keta mijne ,kudo qe fshihen eshte tamam ceshtje kohe .. Vetem se nga politikanet e korruptuar,,akoma nuk po ndegjojme te Arestohen..!

    Përgjigju
    • Vicidoli: 19/03/2020 11:03

      Kush ka byth me arrestu Birishen?

  • Selenicë: 19/03/2020 09:56

    Ç surretërë

    Përgjigju
    • Miri: 19/03/2020 21:52

      O Maçok shtoi naj 0 atij treshit. Iku koha plakut Mére bashkë me tespiet e Tosun Baçit

    • Macoku: 19/03/2020 20:58

      Max 3 vjet burg e do dalin si yje sic ju ka hije se kto kan ba gjana qe pak shqiptar kan kapacitet me ba se komente para ipad mund bajn kushdo

    • Aliu: 19/03/2020 15:29

      Po pse me ate mendjen tate ja heronje keta, ma mire me dele se 25 burg, zgjohu robo se kane ndryshuar gjerat.

    • Tepsia: 19/03/2020 14:26

      Syrreter yje

    • Banesa: 19/03/2020 13:32

      Ruj delet o coban me fustanell, lene surratin e çunave

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij