Nuk pranonte të divorcohej, Liljana Buzo u vra nga burri ish-polic afër gjykatës në prani të djalit! Dëshmia e autorit: I kisha thënë s'do ndahesh prej meje

7 Maj 2021, 13:30

Liljana Buzo 54-vjeçarja që u vra dje në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. Kërkesa e saj për ti dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve. Bashkëshorti i saj, e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur.