TIRANË- Trupa e re gjykuese, pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, ka kërkuar më shumë kohë për t;u njohur me 'dosjen Basha', e për pasojë seanca e sotme është shtyrë.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se trupa gjykuese i përbërë nga relatore Shpresa Becaj dhe me trup Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa kanë shtyrë seancën më 14 maj. Të pranishëm në seancë ishte ish- deputeti Arben Ristani, e ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe financieri Ilir Dervishi janë përfaqësuar nga avokati.
Në një dalje për mediat, avokati Eduard Halili dha vetëm një njoftim të shkurtër. "Kjo ishte seanca e 4, trupi gjykues kërkoi kohë që të studionte dosje dhe kishte vendosur të shtynte paraprakisht më 14 maj", tha Halimi, avokat i Bashës dhe Dervishit.
Fatmira Hajdari dha dorëheqjen nga 'dosja Basha' pasi tha se kryedemokrati qenë në shtëpi për përvjetorin e Azemit Hajdarit, dhe ka marrë vendimi për të shmangur paragjykimin.