Gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen për gjykimin e çështjes së Lulzim Bashës dhe dy personave të tjerë funksionarë të Partisë Demokratike është pranuar kërkesa e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari.

Në shortin e hedhur enkas qëlloi si relatore Shpresa Becaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Më datë 23 prill Fatmira Hajdari u shpreh: “Nuk kam lidhje familjare por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit)” 

Dosja e kësaj çështje, e cila ka të bëjë me lobimin e Partisë Demokratike, fillimisht është pushuar nga Gjykata e Tiranës, por më pas u dërgua në Gjyakët e Apelit.