Nuk shkoi në komision për buxhetin, Balluku ‘zgjon’ PD-në: Të vijë e të japë llogari për ‘Llogaranë’, pse fshihet

12 Nëntor, 18:50 | Përditesimi: 12 Nëntor, 18:50

Opozita ishte përgatitur t’i kërkonte llogari Zv/kryeministres Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë, tender për të cilin është marrë e pandehur nga SPAK, por ajo mungoi në Komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën. Për të prezantuar buxhetin në komision Balluku dërgoi dy zv/ministrat, çka solli irritimin e opozitës e cila u shfaq me forca të shtuara në komision.

r.k./Shqiptarja.com