Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, taksistët dhe shoferët e furgonave në Korçë dalin në protestë: Po na gjobisin me 50-250 mijë lekë

14 Maj 2021, 13:23 | Përditesimi: 15 Maj 2021, 08:09

Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë kanë dalë ditën e sotme në protestë. Dhjetra drejtues kanë dalë në protestë pas një vendimi të marrë nga Bashkia e Korçës, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit në kthim. Shkaku i protestës së shoferëve është se ata pretendojnë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.

r.k./Shqiptarja.com