Nuk vendosen impiante për ujërat e zeza, gjobiten 8 hotele në Sarandë! Demokratët: Të anulohen gjobat! Çipa: Balluku na premtoi shtyrjen e afatit

7 Qershor, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2024-06-07 13:35:46

Tete hotele në Sarandë janë gjobitur nga task-force pasi nuk kanë vendosur impiantet e ujërave të zeza brenda prillit, siç parashikohet në Aktin Normativ. Shoqata e operatorëve turistike dhe këshilltarët e djathtë kërkuan nga ministrja Balluku anulimin e gjobave dhe shtyrjen e afatit për impiantet deri në shtator.