Nuka shpërblehet me 12 paga, Spaho: Rama i premtoi mbështetje edhe sportistit Frrokaj, e braktisi

27 Dhjetor 2018, 12:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka rikthyer në qendër të vëmendjes, duke marrë shtysë nga rasti i  efektives së plagosur Ina Nuka, atë të sportistit të kombëtares Leonardo Frrokaj, i cili dëmtoi rreth një vit më parë shtyllën e tij kurrizore në kampionatin europian të mundjes në Slloveni.

Sipas Spahos, qeveria e braktisi Leonardon duke e gënjyer se do i mbulonte shpenzimet e trajtimit mjekësor dhe detyruar familjen e tij të shpenzojë gjithë kursimet për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.

"Të gjithë faturat financiare janë mbuluar nga buxheti i familjes dhe kontributet e Federatës Shqiptare të Mundjes dhe asaj Europiane", deklaron deputeti demokrat.