Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama, me VKM-të e publikuara ditën e sotme është vendosur edhe shpërbimi për efektiven e plagosur në krye të detyrës, Ina Nukën. (SHIKO KËTU)
Efektivja e forcave “Shqiponja” me pozicion motoriste do të marrë si shpërblim për dëmtimit që mori në gishta gjatë protestës së banorëve të ‘Astirit’ pagën e një viti.
Më konkretisht, Ina Nuka do të përfitojë vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë të reja dhe do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
VKM-ja për Ina Nukën
Ina Nuka u plagos më datë 22 nëntor gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Për më shumë detaje dhe video nga protesta (SHIKO KËTU)