Nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit në Gjirokastër bojkotojnë mësimin, shkak kushtet në klasa: Kemi lagështirë! Thanë se do i rregullojnë e s'bënë asgjë

28 Shkurt 2023, 10:04 | Përditesimi i fundit: 2023-02-28 14:00:53

Nxënësit  vitit të dytë të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër kanë bojkotuar sot procesin mësimor prej kushteve të papërshtatshme në klasa. Ata kanë bërë thirrje që Bashkia të marrë masa për të gjithë ambientet e brendshme ku zhvillojnë mësim.