Nxënësit nuk ‘i shpëtojnë’ mësimit me turne edhe këtë vit! Prindërit: Marrëzi, do ankohemi

21 Gusht 2023, 18:29

Në prag të vitit të ri arsimor, shkollat kanë njoftuar prindërit se nuk kanë kapacitetet e duhura për të pritur gjithë nxënësit paradite. Për rrjedhojë, një numër klasash do kalojnë në orarin e pasdites ndërkohë që prindërit e kanë pritur jo mirë vendimin duke paralajmëruar se do të ankohen dhe do të kërkojnë shfuqizim.