Nxori në Komision foton e mamasë së djalit të dhunuar nga polici/ Rama: Veliu ka kërkuar falje

15 Dhjetor 2020, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2020-12-15 13:19:43

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje sërish Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Rama u ndal të komentonte edhe deklaratën e Veliut në Komision për mamanë e djalit që u dhunua gjatë karantinës. Rama tha se ai nuk ka qenë në dijeni që po filmohej.

"Ardi Veliu është shprehur gabim duke shkëmbyer me deputetët dhe pa qenë i vetëdijshëm duke filmuar, imagjino tani sikur të kishim kamera se ca thonë Meta dhe Basha ca thonë në Lalz se si do hedhin zjarr minorenët. Ardi Veliu ka kërkuar falje sa për dijeni, dhe ndjesën në këtë vend e ka futur kjo qeveri. Nëse më tregon një kryemintsër që ka treguar më herët faljes, hajde bëheni dy dhe mendoj që është minimumi që një drejtues duhet të bëjë për të qenë dinjitoz në detyrën e tij", tha Rama