‘O Sali, o flori...!’ Fjalimi ‘madhështor’ i kreut të PD së Belshit, Berisha i ‘ngjit sëmundjen’: Janë larguar 1 milionë lekë të rinj

1 Maj, 14:09 | Përditesimi: 3 Maj, 10:01

Takimi i Sali Berishës me elektoratin në Belsh, Dumre dhe Cërrik nuk ka kaluar pa momente pikante dhe këtë herë nuk ishte kreu i PD-së që “u bë lëmsh”, por duket se ‘kjo sëmundje ngjitëse” i kaloi kryetarit të degës së Belshit, Petrit Qypi.

Teksa fliste për heroizmin pas 2023 me parti pa vulë dhe vjedhje votash nga bandat e qeverisë, ai iu drejtua Berishës njëherë si kryeministër, e një herë si Ministër i Jashtëm! Jo vetëm kaq, por kur fliste për largimin e të rinjve nga vendi, iu referua me fjalët “janë larguar 1 milionë lekë të rinj...!”.

r.k./Shqiptarja.com