‘O ushtar i bandave’, Bardhi debat me Ballën për imunitetin e Ballukut! Kreu i grupit të PS: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

5 Mars, 10:55 | Përditesimi: 5 Mars, 10:55

Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përfshinë në një debat për imunitetin e Belinda Ballukut. PD kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e 12 marsit. Ndërsa Balla fliste, Bardhi e quajti “ushtar të bandave“.  

 

A.M/Shqiptarja.com