Objektivat e PS në Tiranë, Veliaj: Ambicia ime, më shumë vota se në 2017! Si një boksier i mirë, do grushtojmë deri në raundin e 12

6 Prill 2021, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 23:14:01

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njëkohësisht dhe drejtuesi politik i këtij qarku për PS ka deklaruar në Report Tv se objektivi i tij në këto zgjedhje është të marrë më shumë vota se në 2017.

"Ne kishim në 2017 17 mandate dhe morëm një të 18. Morëm një gol me penallti. Ambicia ime është të kem më shumë vota se në 2017, vota fizike pastaj  me teknikalitet patjetër që mund të dalim më mirë me mandate. Ambicia që kemi për të dalë më mirë me vota është tregues që kemi punuar. Mandatet e fundit varen nga teknikalitete. Ne do luftojmë me mish e me shpirt për raundin e 12 për 12. Si një boksier i mirë do grushtojmë deri në raundin e 12", tha Veliaj.

"Unë nuk vë kurrë baste, më duket fyese për publikun kur dëgjon një politikan kur dëgjova një kolege të lsi që tha se do marrim 11 mandate. Apo kur dëgjoja nga pd që thonë do marr 20 mandate. Kjo  është fyese për njerëzit dhe karakterin e njerëzve. E para ti duhet tu tregosh njerëzve si do u shërbesh. Më duket fuese kur dëgjoj një politikan që kam kaq mandate, atëherët ti i dike këto për ça pret", shtoi ai.