Oferta arabe, trajneri Beqiri lë Bylisin para nisjes së sezonit! Prezantohet pasuesi, Bellai: Prej javësh flas me presidentin

17 Gusht 2022, 13:44

Në prag të nisjes së sezonit Bylisi është detyruar të ndryshojë trajner. Jeton Beqiri është larguar për shkak të një oferte nga Arabia, ndërsa pasuesi i tij Arjan Bellai thotë se e njeh ambientin dhe prej kohësh ka qenë në kontakt për të marrë drejtimin e klubit.