Oficere e sigurisë te ‘Qemal Stafa’, 4 vjet pranë gjimnazistëve! Arlinda Xhametaj: Bullizmi dhe dhuna, probleme kryesore mes nxënësve

4 Shkurt 2023, 16:45

Arlinda Xhametaj, është oficere e sigurisë në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë . Në një rrëfim për Report Tv thotë se situatat më të shpeshta ku i duhet të ndërhyjë, janë konfliktet që lindin prej ofendimeve mes nxënësve, deri në bullizëm. Sipas saj, nxënësit i ndezin gjakrat edhe përmes sherreve që nisin në rrjetet sociale.