OFL 'zbarkon' në Tiranë, i dërgon formularin e pasurisë mikut të Ervis Martinajt dhe 3 të tjerëve

3 Qershor 2020, 14:44

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka 'zbarkuar' ditën e sotme në Tiranë, ku i kërkon të justifikojnë pasurinë 4 të dënuarve për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për Ylli Muratin, Spartak Kazazin, Blendi Harasanin dhe Emiljano Tasho, ky i fundit mik i Ervis Martinaj, i dënuar për vrasjen e Enton Nikaj në 2015. Ato kanë kohë 48 orë që të justifikojnë pasurinë.