Atentati i Nikajt me 2 pistoleta
krimi në parkim për 3 minuta
PDF/Min pas min, si ekzekutua Nikaj

Atentati i Nikajt me 2 pistoleta<br />krimi në parkim për 3 minuta<br />PDF/Min pas min, si ekzekutua Nikaj
TIRANË - Vrasja e Enton Nikajt nuk është bërë nga pakujdesia e një shkrepje të pavullnetshme. Është ky rezultati i akt-ekspertimit të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë e cila ka analizuar 3 minutat në të cilat viktima dhe autorët e dyshuar janë përfshirë fillimisht në konflikt fizik e më pas janë përdorur dy armë.

Sipas këtij akt ekspertimi në këtë ngjarje janë përdorur dy pistoleta, një me silenciator sekuestruar autorit të dyshuar Emiljano Tasho dhe një pistoletë nga Bujar Hasani i shpallur në kërkim dhe i pa arrestuar.

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht akt ekspertimin e vendngjarjes ku nga pamjet filmike pak çaste pas goditjes me grusht që Mirsad Kuçanaj dhe Ervis Martinaj i bëjnë Nikajt, 2 shokët e tyre Hasani dhe Tasho nxjerrin pistoletat.

E gjithë skena e krimit nga konflikti fizik deri në përdorimin e armëve ka zgjatur 3 minuta e 19 sekonda ku personat tashmë të idetifikuar për policinë kanë kryer vrasjen e Nikajt dhe plagosjen e Gaxherit.

Kur ora shënon 13:50.17 sec automjeti në të cilin udhëtonin Enton Nikaj dhe Ismet Gaxheri futet në parkimin e lokal "Muragës" në zonën e Linzës, në pronësi të Ismet Gaxherit.

foto 1

Një minutë më pas në 13:51 Emiljano Tasho del nga lokali dhe i drejtohet parkimit ku bën një kontroll me sy për personat që ndodheshin në automjetin me të cilën mbërrin Nikaj e Gaxheri.

foto 2

Pak sekonda më pas nga lokali dalin dhe 3 persona të tjerë të identifikuar si Ervis Martinaj, Mirsad Kuçanaj e Bujar Hasani që së bashku me Tashon futen në automjetin Mercedez Benz me targë AA 725 MD, automjet ky në pronësi të Emiljano Ninës. Fillimisht u tha se ishte Nina autori, por ai u përfshi në këtë ngjarje vetëm për shkak të pronësisë së automjetit. Ai është kushëriri i Ervis Martinajt.

foto 3

Nga akt ekspertimi rezulton se personi i shpallur në kërkim Ervis Martinaj ka qenë duke drejtuar makinën me targë AA 725 MD, automejt me të cilën ata ndalojnë në mes të parkimit sapo shohin Nikajn dhe Gaxherin.
foto4

Sapo dalin nga makina siç dhe shihni në këto foto ekskluzive Martianj veçon Enton Nikajn duke e drejtuar për në murin rrethues të parkimit.



foto5
 
6

Në orën 13:53 minuta ish-efektivi i policisë Mirsad Kuçanaj godet me grusht në fytyrë Enton Nikajn e fill pas tij Bujar Hasani nxjer nga çanta një pistoletë dhe personi me rreth të kuq i identifikuar si Emiljano Tasho fut dorën në brez duke nxjerr pistoletën.

7

Me nisjen e konfliktiti fizik rezulton se Ismet Gaxheri është goditur me qyta pistolete njëherazi nga Tasho dhe Hasani.

foto 4
foto 8
foto 9


Në 13:53 minuta e 33 sekonda Bujar Hasani është fiksuar teksa kërcënon me armë në kokë Ismet Gaxherin dhe ky i fundit ulet në gjunjë duke mos lëvizur, pjesa tjetër e grupit Martinaj, Kucanaj dhe Tasho janë larguar fushëpamjes së kameras së sigurisë dhe ku dyshohet se është momenti që vritet Nikaj.

foto 10

Në 13:53:36 sekonda personat e përfshirë në konflikt largohen nga parkimi - thotë akt ekspertimi -dhe më pas njoftohet policia.

Në gjykatë autorësia e vrasjes është pranuar nga Emiljano Tasho si vrasje nga pakujdesia por sipas hetuesve me arrestimin e Hasanit dhe Martianjt do të zbardhet i plotë momenti i ekzekutimit të Nikajt dhe personi që ka qëlluar mbi viktimën.

Deri në këtë fazë të hetimeve Nikaj rezulton i vrarë me një plumb pas koke dhe dyshohet se plumbi i përket pistoletës me silenciator sekuestruar Emiljano Tashos.

Nikaj u vra një javë më parë në periferi të Tiranës ndërsa për këtë ngjarje Gjykata ka dhënë masë sigurie "arrest me burg" për Mirsad Kuçanaj, Emiljano Tashon e Emiljano Biracin dhe "arrest me burg" në mungesë për Martinajn dhe Hasanin.

foto 11

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai