Ofron vetëm 800 mijë lekë garanci, Apeli i Vlorës lë në burg Mihal Kokëdhimën

22 Tetor 2019, 17:37

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg, Mihal Kokëdhimën i cili u bë i njohur pas sherrit me turistët spanjollw të cilët i terrorizoi duke u ngjitur mbi furgonin  e tyre, vetëm se ata kishin refuzuar porosinë. Seanca është zhvilluar këtë mëngjes në gjykatën e Apelit Vlorë me dyer të mbyllura.

Nëpërmjet avokatit  mbrojtës, Kokëdhima ka kërkuar lehtësimin e masës së 'arrestit me burg', madje burime për Repor Tv bëjnë me dije se Kokëdhima ofroi si garanci pasurore vëtëm 800 mijë lekë. Gjykata e Apelit me relator Petrit Aliajn, Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari ka refuzuar kërkesën e Kokëdhimës duke e lënë në burg. Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Kokëdhima ka qëndruar i heshtur duke ju përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me identitetin e tij.

Avokati i Kokëdhimës ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindë trupin gjykues se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. Ndër të tjera “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. 

Mihal Kokëdhima u arrestua në datë 16 gusht, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë (15 gusht) me turistët spanjollë pasi keta te fundit kishin refuzuar dy peshq te porositur. Kokedhima u shfaq ne një video te publikuar nga ekskluzivisht nga Report Tv, që u bë virale edhe në internet. Ne kete video 51-vjeçari qëndronte në kofano të makinës, ku udhëtonin turistët spanjollë, për rreth tre kilometra duke goditur xhamin para me dore dhe celulare.