Edhe pse ndodhet vetë në emergjencë, Shqipëria ndihmoi Italinë fqinje duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar kundër COVID0-19. Stafi mjekësor shqiptar kanë nisur nga puna në spitalin e Brescias pas një trajnimi të shkurtër ditën e parë duke u vendosur në zonën e urgjencës, të terapisë intensive ashtu sikundër edhe infermierët. Dy prej tyre kanë qenë studentë të zëvendësministrit italian të Shëndetësisë, i cili është me profesion mjek dhe ka dhënë mësim në Tiranë.
Emocionet që përjetoi në aeroport ku pa që mes bluzave të bardha ishin edhe dy studentët e tij, i përshkroi me këto fjalë: "E them më lotojnë sytë dhe besoj nuk ka fjalë për një gjest të tillë".
Pierpaolo Sileri, i cili priti në aeroport mjekët shqiptarë së bashku me ministrin e jashtëm Luigi di Maio, në një transmetim direkt me Skype me ministren shqiptare të Shëndetësisë në një emision në Itali, iu drejtua me fjalët "Faleminderit Ogerta, nuk do t'jua harrojmë".
Mirënjohjen ndaj kësaj ndihmë në momentet më të vështira që Italia po kalon e gjunjëzuar ndaj koronavirusit, zv.ministri tha se do ia shpërblejë Shqipërisë sonë të vogël: "Ajo që mund të them është se mund të mbështeteni tek ne nëse keni nevojë. Ashtu si ne jemi mbështetur ne tek ju. E njoh popullin shqiptar sepse kam dhënë mësim atje për shumë vite dhe kam parë të rinjtë që studionin Mjekësi dhe sinqerisht për mua janë vëllezër, janë evropianë janë italiane ashtu si unë jam shqiptar", tha zv.ministri i Shëndetësisë italiane.
Ai vlerësoi edhe frazën "nuk jemi të pasur por kemi një kujtesë të mirë".
"Fjalët e kryeministrit Edi Rama ishin prekësë besoj se ishin fjalët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time", tha Sileri.
Edhe moderatori italian e kishte një koment për fjalët e kryeministrit shqiptar që bënë jehonë në mediat italiane. "Janë fjalë që do të skaliten në librat e historisë që do të lexojnë edhe fëmijët tanë".