Ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë nisur nga puna në front të parë në luftën kundër COVID-19 përkrah kolegëve të tyre në spitalin e Brescias në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e tyre gjatë momenteve të punës teksa dërgojnë edhe një përshëndetje për popullin shqiptar që i ka mbështetur në misionin e tyre fisnik.

“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga COVID-19. Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias.FORCA”, shkruan ministrja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:03
Plotë energji dhe entuziazëm infermierët shqiptar nisin punën kundër COVID-19, Manastirliu publikon videon: Forca! Jeni krenaria jonë!

20 infermierët shqiptar të nisur drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 kanë filluar sot punën për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve në Spitalin Civil të Breshias.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja Manasterliu, e cila përmes një video të postuar në Twitter tregon se si janē pritur infermierët nga stafi mjekësore atje.

“#Forca #Jeni Krenaria Jonë”, përmbyll mesazhin Manastirliu.

 “Me energji dhe entuziazëm kanë nisur punë sot në spitalin civil të Breshias ekipi i infermierëve shqiptarë, krah stafit mjekësor Italian. Drejtuesi i spitalit dr.Mauro Ricca i ka mirëpritur e falenderuar për kontributin në këto ditë të vështira.#Forca #JeniKrenariaJonë”, shkruan Manastirliu.

(kliko për të parë videon e plotë)