Olsian Çela raporton në KLP: Gjyqtari i seancës paraprake është bërë si 'Zot hetimi', duhet ta rishikojmë! Kemi kërkuar hetim për 4 prokurorë dhe një drejtues prokurorie

16 Maj 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-05-16 16:22:28

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, po paraqet në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive.