Omicron ka prekur masivisht nxënësit dhe mësuesit dhe duket se kjo është arsyeja kryesore e mbylljes së shkollave në gjithë vendin për tre ditë. Vendimi është vlerësuar nga epidemiologia Dhurata Hysa, në Shkodër pasi kurba e infektimeve në këtë qytetet ka arritur kulmin!
Situata e infektimeve me virusin COVID-19 në Shkodër paraqitet e rënduar, duke arritur kulmin me 200 raste pozitive në ditë.
"Mund të flasim për një situatë epidemiologjike tepër dinamike, kryesisht Janari. Vihet re rritja e kurbës së sëmundshmëri, jo vetëm e patogjenit të ri Omicron por edhe të gripit, virozave. Deri të hënën në rrethin e Shkodrës ka pasur rritje që ka arritur kulmin 207 raste. Nga dita e hënë ka një rënie të lehtë të kurbës (incidences) që ka të bëjë me numrin e të infektuarve me Omicron".