‘Onkologjiku’/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi, theu ‘arrestin e shtëpisë’ e shkoi te restorant ‘Ke Liqeni’! Në hetim edhe pronari lokalit, i fshehu kamerat policisë

28 Qershor, 11:31 | Përditesimi i fundit: 2024-06-28 16:32:04

Policia e Tiranës mori informacion se mjeku Gashi e kishte thyer masën "arrest në shtëpi" dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit. Burimet bëjnë me dije se Gashi  s'është gjetur në lokal, por në banesë, megjithatë kamerat e sigurisë së lokalit, kanë konfirmuar se ai ka qenë në ambientet e lokalit