Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis! VIDEO nga aksioni i RENEA-s nga toka dhe ajri

7 Shtator 2023, 13:16

Përmes një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Shkodër, janë asgjësuar 12 831 bimë narkotike. Autorët e kultivimit të drogës, janë ende të paidentifikuar. Për zhvillimin e operacionit, nga ari dhe toka, janë angazhuar 500 efektivë dhe 50 forca RENEA.