Operacion në 4 qytete, asgjësohen mbi 20 mijë rrënjë kanabis

11 Gusht 2023, 11:00

Vijojnë kontrollet e territorit për të goditur parcelat e mbjella me lëndë narkotike. Gjatë 72 orëve të fundit, nga një operacion i shtrirë në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë janë asgjësuar mbi 20 mijë rrënjë kanabis. Në këtë operacion janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. Policia thotë se janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim