Operacioni anti-drogë në det të hapur, trafikantët i vunë flakën velierës me kanabis

16 Gusht 2023, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2023-08-16 12:13:53

Janë publikuar pamjet nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë i cili u zhvillua një ditë më parë (15 gusht) në detin Adriatik, teksa trafikantët po shkëmbenin drogën. Sipas policisë trafikantët sapo kanë pikasur policinë i kanë vënë flakën mjetit tip velierë. Ata që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.