Operacioni anti-drogë në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë! Në një javë u asgjësuan 10 mijë bimë kanabisi, 2 në pranga dhe 5 në kërkim

3 Shtator 2023, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2023-09-03 15:08:25

Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 4000 policë dhe 20 dronë kanë zbuluar mbi 10 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Dy persona janë vënë në pranga, 6 nën hetim dhe 5 janë shpallur në kërkim.