Operacioni i policisë nga MEK, Yuri Kim: Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj! Është në dorë të saj nëse do t’i largojë

21 Qershor 2023, 10:38

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj’

‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’- tha Kim.