Operacioni i SPAK në kampin e MEK në Durrës, burime: Lëshohen 70 urdhër-arreste! MEK pretendon: 1 muxhahedin i vrarë dhe 36 te plagosur! Policia: Nuk është e vërtetë

20 Qershor 2023, 12:17

Prej mëngjesit të sotëm (20 qeshor) forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. 

Burime thanë se janë ushtruar kontrolle të imtësishme, në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni u drejtua nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.