Operacioni 'Metamorfoza'/ Astmer Bilali kërkon masë më të lehtë sigurie në Apelin e GJKKO! Do vriste Ibrahim Licin dhe dy të tjerë në varrimin e Indrit Rrajës

8 Gusht 2023, 14:15

I arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe qe bene plan për të vrarë Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, Astmer Bilali ankimoi masën e sigurisë të arrestit në burg në Apelin e së Posaçmes. Ish-boksieri kërkon caktimin e një mase më të butë, edhe pse më përgjime del që ai donte të vrarë me çdo kusht mikun e tij të fëmijërisë, Ibrahim Lici.