Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë! Avokati: S’pranuan akuzat, vetëm që janë përdorues

16 Shtator 2023, 13:31

Janë lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli; për goditjen e trafikut të drogës.

Nga operacioni 'Tempulli' në gjithë vendin, u goditën 23 grupe që shisnin drogë, 233 të arrestuar

Një prononcim e ka pasur edhe një prej avokatëve, Edmond Dema.

“Për 10 kërkesat, u vendos që vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe arresti me burg për të gjithë. Akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike, nesër është një pjesë tjetër e të ndaluarve. Asnjë nga të arrestuarit s’ka pranuar akuzat, kanë thënë që janë përdorues.”- tha avokati.