Operacioni 'Tempulli', lihen në burg 13 të arrestuarit në Vlorë, 5 prej tyre në 'arrest shtëpie', mes tyre dhe një gruan me foshnjën 6 muajshe

17 Shtator 2023, 14:48

Përfundon seanca gjyqësore për 18 persona të cilët ishin prezent ditën e sotme. Shkelqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj për këta shtetas gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”. Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.