Operacioni 'Tempulli', në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 91 numri i të ndaluarve në Tiranë

18 Shtator 2023, 15:57

Një 19 vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit ‘Tempulli’. Në pranga ka rënë Luis Nelaj, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.