Opozita e kërkonte për Veliajn, Gogu te ligjet për buxhetin: Drejtësia e pavarur! Qeveria paguan vetëm faturën! Mungojnë deputetët e PD

4 Nëntor, 14:25 | Përditesimi: 4 Nëntor, 14:25

Teksa opozita e kërkonte në komisionin e drejtuar nga Jorida Tabaku, Ministri i Drejtësisë Gogu shkoi të raportonte për buxhetin në një tjetër komision, atë të ligjeve. Çuditërisht, aty, opozita nuk dërgoi asnjë deputet të saj. Teksa renditi 5 prioritetet për vitin të ardhshëm, Gogu tha se detyrë e qeverisë, është vetëm pagesa e faturës financiare, ndërsa institucionet e drejtësisë janë tërësisht të pavarura për të kryer detyrën e tyre.

A.Hl/Shqiptarja.com