Opozita kontradiktore/ LSI: Masat dhanë efektin e duhur! Qeveria të mos shtyjë gjendjen e fatkeqësisë

21 Prill 2020, 18:31

TIRANE-Opozita është mjaft kontradiktore lidhur me masat mbi përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. E ndërsa Sali Berisha akuzon për fshehje të numrit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-i dhe Lulzim Basha kërkon rritjen e testeve dhe mbylljen e fasonëve, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh sot se masat e marra nga qeveria kanë bërë efektin e duhur.

Situata aktuale, sipas Luan Ramës nuk është bazë për të shtyrë më tej vendimin e shumicës qeverisëse për të shtyrë gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore për shkak të koronavirusit deri në 23 qershor. Ai i kërkon qeverisë që të heqë dorë nga kërkesa drejtuar Kuvendit për ta shtyrë deri në 23 qershor.