'Ligjet' miratojnë shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor! Rakacolli: Ja pse kërkuam zgjatjen me 2 muaj

TIRANË- Me vetëm dy vota abstenim dhe të tjerat pro, është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve shtyrja e Fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor. Në mbledhjen e zhvilluar online ditën e sotme, dy deputetët e opozitës Alban Zeneli dhe Andi Përmeti abstenuan, me këtë të fundit i cili tha se nuk është kundër shtyrjes së Fatkeqësisë, por kërkoi më shumë argumente për këtë vendim.

Në përgjigje të kërkesës së Përmetit, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli tha se është e nevojshme kjo kohëzgjatje për shkak se specialistët kanë parashikuar që të ketë një rritje të të infektuarve gjatë 14 ditëve si pasojë e masave lehtësuese.

Në këtë mënyrë, sqaroi Rakacolli është e nevojshme që të vijojë gjendja e Fatkeqësisë Natyrore, në rast se do të jetë e domosdoshme për të bërë hapa pas më të rrepta. "Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa. Nga lirimi i tyre specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë", tha Rakacolli.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Rindërtimit dhe përgjegjës për situatën e COVID-19, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se zgjatja e fatkeqësisë Natyrore do të shërbejë për mbajtjen në kontroll të të infektuarve. Tashmë ky propozim i Këshillit të Ministrave pritet të kalohet në Parlament për të marrë vendimin final.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:43
Komisioni i Ligjeve miraton shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ja 2 deputetët që abstenuan

Me 2 vota abstenim të Alban Zenelit dhe Andi Përmetit, Komisioni i Ligjeve miraton në miratim shtyrjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor.

Ora 09:40
Rakacolli jep argumentet: Pse duhet të shtyjmë gjendjen e fatkeqësisë natyrore me 2 muaj

Në fjalën e saj, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë argumentet se përse qeveria ka kërkuar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore me 2 muaj. Rakacolli ka sqaruar se është e nevojshme një periudhë kaq e gjatë, nisur nga fakti se me masat lehtësuese pritet që të ketë një rritje të të numrit të infektuarve përgjatë 14 ditëve të ardhme, dhe në këtë formë do të kenë mundësi që ta frenojnë përhapjen.

"Situata fatmirësisht deri në këtë situatë është në kontroll. Ka ardhur momenti që të gjykojmë që këto masa të lirohen, por duke qenë se e gjithë merita është pikërisht te këto masa, lirimi i masave, specialistët presin që të ketë raste të shtuara duke qenë se një pjesë e të prekurve janë asimptomatik, prandaj këto masa do të jenë graduale. Duhet që të presim minimumi dy javë që të vlerësojmë nëse do ketë rritje ose jo, dhe nëse do ketë, që gjasat janë po, dhe që të kthehemi sërish aty. kjo do të na ndihmojë për të vazhduar që të kontrollojmë situatën. Është e domosdoshme që të vazhdojmë ta kontrollojmë", tha Rakacolli.

Ora 09:30
Ahmetaj: Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me dy muaj na ndihmojnë të ndalojmë përhapjen e COVID-19

Në fjalën e tij, ministri i rindërtimit dhe përgjegjësi për situatën e COVID-19, Arben Ahmetaj tha se ky vendim ndihmon në uljen kurbës së përhapjes se COVID-19. 

"Duke qenë se jemi të gjithë te Komisioni juaj të përditësuar me situatën e gjendjes do të na ndihmojë ne që të kemi mundësi të kontrollojmë dhe të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit", tha Ahmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O moj Shqiperi: 21/04/2020 10:43

    “Karantina” ne baze te ligjit eshte është kufizimi i lëvizjeve të njerëzve të shëndetshëm, të cilët kanë qenë në kontakt me të sëmurët ose burimin e infeksionit të sëmundjeve infektive të rrezikshme dhe qëndrimi i tyre në një mjedis të caktuar ndersa “Izolim” është izolimi i personave të dyshuar apo të mundshëm për prekje nga infeksione apo sëmundjet infektive, si dhe personave të infektuar nga të shëndetshmit, për të penguar përhapjen e infeksionit.PRA MUND TE KARANTINOSH VETEM PERSONAT E DYSHIMTE DHE TE IZOLOSH PERSONAT E DYSHUAR. CILEN PREJ KETYRE RASTEVE JENI DUKE ZBATUAR JU, TE CMENDURIT E SHEKULLIT TE 21 QE BURGOSNI NJE POPULL TE TERE MBASI KENI SHKATRRUAR GJITHCKA NE KETE VEND.PO MIRE E KENI MBASI NE KETE VEND KA ME SHUME TE CMENDUR SE SA NJEREZ NORMAL, KJO ESHTE ARSYEJA QE KENI MESUAR TEKNIKEN E VJEDHJES SE VOTAVE DHE GJITHCKAJE.KAFSHE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen